Me miratimin e një ligji që i ndalon aktivitetin në Gaza agjencisë së OKB-së UNRWA, e cila ndihmon refugjatët palestinezë, Izraeli hodhi një hap që për kreun e Kombeve të Bashkuara do të ketë pasoja shkatërrimtare për territorin e gjunjëzuar nga konflikti. Një nismë e tillë do të ketë pasoja të tmerrshme. Nëse ky ligj vihet në jetë, ai do të dëmtojë jo vetëm zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, por edhe paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit në tërësi”, u shpreh Antonio Guterres. Ligjvënësit që hartuan ligjin cituan ngritën pretendimin e përfshirjes së punonjësve të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe faktin që punonjës të saj ishin anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura. Ligji ka alarmuar jo vetëm OKB-në por edhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se kjo masë do të përkeqësojë më tej situatën e rëndë humanitare në Gazë, ku Izraeli lufton prej një viti kundër militantëve të Hamasit. Ne do të vazhdojmë ta nxisim qeverinë izraelite që ta ndalojë implementimin e këtij legjislacioni. I bëjmë thirrje që të mos e miratojë fare”, tha Matthew Miller.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …