Ushtria izraelite ka bërë të ditur se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit. Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, bombardimet deri më tani kanë vrarë të paktën 1,417 njerëz – rreth gjysma janë fëmijë dhe gra – dhe kanë plagosur më shumë se 6,000 të tjerë. Ndërkohë, ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga “bllokada totale” e Izraelit ka nxitur dënime dhe thirrje nga grupet ndërkombëtare të të drejtave për veprim urgjent pasi “spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”. Gaza po përjeton bombardime të pandërprera nga të gjitha drejtimet nga ajri, deti dhe toka nga veriu në jug, duke rezultuar në zhvendosjen e mijëra njerëzve. Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe disa analistë të njohur për cinizëm barbar e mirëpresin këtë hakmarrje mizore dhe nuk u bën fare përshtypje, sepse kanë harruar çka ka ndodhur me ne, apo edhe çka mund të ndodh me këtë politikë të tyre të papërgjegjshme. Po i vajtojnë 40 fëmijë hebrenj, për të cilët Irraeli thotës se nuk mund të konfirmojë lajmin, dhe jo 500 fëmijë palestinezë, lajm i konfirmuar. Fëmijët palestinezë pas disa ditësh bëhen 5 mijë e më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …