leoni

Pas kërkesës së Amerikës, Izraeli lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës në pikë-kalimin kufitar me Egjiptin

Izraeli po vazhdon të realizoi sulme të armatosura vdekjeprurëse në Rripin e Gazës

Izraeli ka vazhduar të realizoj sulme ajrore në mbarë Gazën, duke vrarë të paktën 18 persona gjatë natës të shtunës dhe gjatë të dielës, më 18 shkurt, thanë mjekët dhe dëshmitarët. Izraeli gjatë natës kreu sulme në Rafah duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një grua dhe tre fëmijë. Në një sulm tjetër në Han Junis u vranë pesë persona të tjerë. Radio Evropa e Lirë njofton më tutje se në Qytetin e Gazës nga një sulm ajror është shkatërruar një shtëpi duke lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tri gra, janë  cituar të kenë thënë familjarët e viktimave. Ofensiva izraelite ka vrarë të paktën 28.985 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion, që nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, tha më 18 shkurt se në këtë numër përfshihen edhe 127 trupat e pajetë që u dërguan në spitale në 24 orët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …