Aeroplanët ushtarakë të Izraelit sulmuan dy objektiva në Rripin e Gazës më 7 gusht si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë nga ana e militantëve, një ditë më parë. Ushtria izraelite tha se sulmet kanë bllokuar një “kompleks ushtarak të Hamasit” dhe një vend për lëshimin e balonave. Më 6 gusht, një zonë bujqësore në Izrael, pranë Rripit të Gazës, u përfshi nga zjarri pasi militantët lëshuan balona me flakë. Nuk është raportuar për viktima. Lëshimet e balonave ndodhën pasi ushtria izraelite sulmoi Libanin si përgjigje ndaj sulmit me raketa nga Hezbollahu, një aleat i Hamasit. Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushim më 21 maj pas një lufte 11 ditëshe. Që nga ajo kohë militantët palestinezë kanë lëshuar balona zjarri në territorin izraelit, duke shkaktuar zjarre.
