Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku deri tani ka vrarë 34 mijë e 454 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë

Të paktën 66 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 138 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu. Forcat okupuese izraelite kryen katër masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 66 dëshmorë dhe 138 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ai. Duke shpërfillur një vendim të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 34mijë e 454 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 77 mijë e 575 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …