Komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka deklaruar se Brukseli zyrtar është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por vetëm pasi ato të jenë bërë një bllok. Pasi këto shtete të krijonin një lloj federate, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në, ka saktësuar Johannes Hahn. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status. Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha Hahn, i cili fillimisht ka propozuar një union ekonomik të këtyre shteteve në kre me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …