J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë e Këshillit të Evropës, por theksoi se ka mundësi për përparim. Ai rekomandoi që Kosova të dërgojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo sipas tij, do të lehtësonte hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Hargreaves theksoi se topi është në anën e Qeverisë së Kosovës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet me kujdes për të shmangur një votim të dështuar, duke përmendur si shembull rastin e UNESCO-s.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …