Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Dialogu nuk e largoi Serbinë nga veriu, por solli tri provokime të rënda ndaj vendit tonë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se dialogu me Serbinë jo vetëm që solli normalizimin e marrëdhënieve, por trimëroi Serbinë aq sa edhe bëri tri provokimet e fundit. Kryetari  dhe kryeministri, pa fije turpi bëjnë thirrje që edhe opozita t’i bashkohet dialogut. Në një konferencë për media, Jakup Krasniqi ku ka folur për dialogun dhe krizën politike, në të cilën ka thënë se dialogu i filluar në vitin 2011, pa ndonjë përgatitje serioze nuk kishte shans të përfundonte ndryshe. Dialogu nuk është përdorur për nxjerrjen e Serbisë nga veriu i vendit, ky dialog solli marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Marrëdhëniet me Serbinë u përkeqësuan, ky dialog jo që nuk solli normalizim të marrëdhënieve por e trimëroi Serbinë aq sa që bëri tri provokime të renda për Kosovën për një kohë të shkurtë, si ndalimi i Haradinajt, muri dhe treni. Këta njerëz në vend që të japin llogari për dëmet që i kanë sjell vendit, pa fije turpi bëjnë thirrje që edhe opozita t’ iu bashkohet, ka thënë mes tjerash, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …