Familja kriminale, Xhelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se ka planifikuar dhe ka urdhëruar vrasjen e njërit nga themeluesit dhe udhëheqësit e LDK-së, Fehmi Agani. Kështu po shprehet, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit. Ai thotë se janë mbushur dy dekada nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kriminele serbe. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, bënë përpjekje që me tren në mesin e udhëtarëve të largoheshin nga Kosova. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin, Agani u mor nga policët serb. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Këto dokumente japin prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe. Familja kriminale e Gjelatoviq nga Fushë Kosova dyshohet se ka planifikuar dhe urdhëruar vrasjen në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe. Ashtu si në rastin e Pandës dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, shërbimi sekret serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdoreshin edhe nga UÇK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …