Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, nga PD-ja u morën të pandehur me akuzë për falsifikimin e formularëve

Ja cilët janë 78 gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë që Bundestagu gjerman kërkon të ndiqen penalisht

Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vettingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Meqenëse kushti nuk është emergjent, plotësimi i tij pritet të jetë një sfidë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilat pritet të ngrihen në fillim të vitit 2020. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vettingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin. Lista të cilës i referohet mesazhi i Bundestagut nis me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar me vendime të formës së prerë për mosjustifikim pasurie dhe lidhje me krimin.

Pjesë e listës të të shkarkuarave nga detyra janë edhe ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë:  Tom Ndreca, Artan Broci, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, si dhe ish-anëtarët e Kushtetueses, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo. Më pas vijnë krerët e gjykatave dhe prokurorive, të cilët janë verifikuar me prioritet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nuk kanë arritur të kalojnë skanimin e trefishtë të Vettingut kryetarët e gjykatave në Tiranë dhe rrethe si, Alma Liçaj, Admir Belishta, Luan Dervishi, Agron Vavla, Alltun Çela, Arben Zefi, Alfred Gjoni, Pashk Gjaci, Dritan Seci, Izet Kadana, Hysni Demiraj, Petrit Çeno, Alfred Gjoni, Agron Vavla, Entela Prifti, Fehmi Petku, Albina Spaha, Roland Jaupaj, Fuat Vjerdha, Enkeledi Hajro dhe Valbona Durraj (Seknaj).

Janë shkarkuar gjithashtu krerët e prokurorive në rrethe si Hysni Vata, Artan Bajrami, Çlirim Shahini, Edison Ademi, Ferdinand Elezi, Alketa Nushi, Arben Pasho, Alfred Agolli, Hysen Keta dhe Ardian Ylli.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale hetojnë çdo veprimtari me pasoja penale të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe njerëzit e drejtësisë në organet me të larta të sistemit. Në fokus të SPAK-ut janë edhe rreth 18 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive.

 

Subjektet e shkarkuar nga Komisionet e Vettingut:

 

  1. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
  2. Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë
  3. Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë
  4. Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë
  5. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
  6. Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë
  7. Bashkim Dedja, kryetar i Kushtetueses
  8. Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses
  9. Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses
  10. Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses
  11. Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses
  12. Antoneta Sevdari, anëtare e KLP
  13. Gentian Osmani, anëtar i KLP
  14. Alma Liçaj, kryegjyqtare e Apelit Vlorë
  15. Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Tiranës
  16. Luan Dervishi, kryegjyqtar i Apelit Shkodër
  17. Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
  18. Alltun Çela, kryegjyqtar Sarandë
  19. Arben Zefi, kryegjyqtar Shkodër
  20. Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
  21. Pashk Gjaci, kryegjyqtar Përmet
  22. Dritan Seci, kryegjyqtar Tropojë
  23. Izet Kadana, kryegjyqtar Pukë
  24. Hysni Demiraj, kryegjyqtar i Apelit Tiranë
  25. Petrit Çeno, kryegjyqtar Durrës
  26. Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
  27. Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
  28. Entela Prifti, kryegjyqtare e Apelit Korçë
  29. Fehmi Petku, kryegjyqtar i Apelit për Krimet e Rënda
  30. Albina Spaha, kryegjyqtare Gjirokastër.
  31. Roland Jaupaj, kryegjyqtar Fier
  32. Fuat Vjerdha, kryegjyqtar i Apelit Civil Shkodër
  33. Enkeledi Hajro, kryegjyqtare e Tiranës
  34. Valbona Durraj (Seknaj), kryegjyqtare e Administratives
  35. Hynsi Vata, kryeprokuror i Matit
  36. Artan Bajrami, kryeprokuror i Apelit për Krime të Rënda
  37. Çlirim Shahini, kryeprokuror Lushnjë.
  38. Edison Ademi, drejtues në Prokurorinë e Sarandës
  39. Ferdinand Elezi, kryeprokuror i Apelit Durrës
  40. Alketa Nushi, kryeprokurore Kukës
  41. Arben Pasho, kryeprokuror Gjirokastër
  42. Alfred Agolli, kryeprokuror i Apelit Gjirokastër
  43. Hysen Keta, kryeprokuror Përmet
  44. Ardian Ylli, kryeprokuror Vlorë
  45. Dhurata Haveri, gjyqtare e Krimeve të Rënda
  46. Gjovalin Përnoca, gjyqtar i Krimeve të Rënda
  47. Gurali Brahimllari, gjyqtar i Krimeve të Rënda
  48. Fatos Qato, gjyqtar
  49. Idriz Mulkurti, gjyqtar
  50. Rovena Gashi, prokurore
  51. Bledar Abdullai, gjyqtar
  52. Elsion Sadiku, prokuror
  53. Arben Nela, prokuror
  54. Bujar Hoti, prokuror
  55. Ervin Metalla, gjyqtar
  56. Dritan Rreshka, prokuror
  57. Ahmet Jangulli, gjyqtar
  58. Sotiraq Lubonja, gjyqtar
  59. Ramadan Troci, prokuror
  60. Artor Ylli ndihmës ligjor
  61. Shpëtim Kurti, prokuror
  62. Artur Selmani, prokuror
  63. Fatos Qato, gjyqtar
  64. Ana Golloshi, ndihmëse ligjore
  65. Eugen Beci, prokuror
  66. Shkëlzen Cena, prokuror
  67. Irma Balli, prokurore
  68. Fatmir Lushi, prokuror
  69. Arqilea Koca, prokuror
  70. Adriatik Cama, prokuror
  71. Artan Lazaj, gjyqtar
  72. Luan Kaloçi, prokuror
  73. Gentian Trenova, prokuror
  74. Besim Trezhnjeva, gjyqtar
  75. Besa Nikëhasani, prokurore
  76. Anila Guri, gjyqtare
  77. Ilir Mustafaj, gjyqtar
  78. Luan Hazneziri, gjyqtar

Dhanë dorëheqjen:

 

  1. Arjana Fullani, anëtare në Gjykatën e Lartë
  2. Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
  3. Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë
  4. Andi Çelikut, anëtar i Gjykatës së Lartë.
  5. Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë
  6. Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë
  7. Bensik Imeraj, anëtar i Kushtetueses.
  8. Vladimir Kristo, anëtar i Kushtetueses.
  9. Sokol Berberi, anëtar i Kushtetueses.
  10. Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
  11. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
  12. Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli Vlorë.
  13. Brunilda Kasmi, gjyqtare
  14. Merita Xhani, gjyqtare
  15. Ilir Pashaj, gjyqtar Elbasan.
  16. Erlindi Basha, ndihmës ligjor
  17. Eritan Shehu, ndihmëse ligjore
  18. Adnand Berdica, ndihmës ligjor
  19. Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore
  20. Metush Saraçi, kryegjyqtar i Apelit në Tiranë
  21. Genci Sinjari, kryetar i Administratives Durrës. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …