Brukseli pritet të dërgojë personel shtesë nga Agjencia e Ruajtjes së Kufijve Evropian, “Frontex”, në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë e Maqedoninë. Ky vendim është marrë nga BE-ja, pas deklaratave të fundit të kryetari, Erdogan që paralajmëroi Evropën se mund të hapë kufijtë, duke hedhur poshtë marrëveshjen me Unionin për refugjatët. Për zbatimin e marrëveshjes, Ankaraja kërkon në këmbim heqjen e vizave për qytetarët turq dhe integrimin në BE, procese të cilat janë ngrirë nga ana e Brukselit. Megjithëse Agjencia e Ruajtës së kufijve “Frontex” nuk e ka pohuar zyrtarisht këtë mision, revista gjermane, që i referohet shkresave sekrete policore, thekson se ky shërbim do të zgjerohet më pas edhe në kufijtë shqiptarë.
