Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS!

Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS!

Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.

Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.

Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.

Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skënderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.

Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim.

Kosova i ka 2382 vendvotime.

Vetëm imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë.

Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në PZAP për ta dëshmuar vjedhjen (mos regjistrimin) e votave tona.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …