Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesja e saj speciale në Kosovë, Nataliya Apostolova, është detyruar të anulojë ndihmën financiare për Mitrovicën e veriut, në vlerë prej 7.8 milionë euro. Këto mjete ishin parashikuar të ndahen për ndërtimin e qendrës kulturore dhe objektit të ri të universitetit në Mitrovicën veriore. Siç kanë thënë Zyra e BE-s në Kosovë, autoritetet lokale nuk kanë arritur të largojnë objektet e ndërtuara në mënyrë jolegale dhe të lirojnë hapësirën për fushat e punës. Zyra ka shprehur keqardhjen për anulimin e këtyre projekteve. Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin e përfaqësues speciale të BE-së në Kosovë, për anulimin e ndihmës financiare për këtë komunë, duke thënë se ky vendim nuk ka të bëjë me largimin e objekteve, por me çështjen e revitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër. Sipas tij, “ambasadorja Apostolova po luan sipas principit ‘shkopi dhe karota’, me të cilin ne nuk do të pajtohemi”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …