Bashkimi Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe i ka përmbyllur të gjitha procedurat që i takojnë për krijimin e të ashtuquajturës “Dhomë Speciale e Gjykatës”, e cila pritet të gjykojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nivelet komanduese e më gjerë. Pavarësisht se marrëveshja që pritet të hyjë së shpejti në fuqi, është ratifikuar një ditë më parë vetëm me dekret të kryetares, Atifete Jahjaga, dhe jo sikur parasheh Kushtetuta, që ratifikimin ta bëjë Kuvendi, BE-ja e konsideron punë të kryer dhe nuk lejon që kjo çështje të kthehet në Kuvend, nga frika se opozita do të lejojë punimet në Kuvend. Bashkimi Evropian, kërkon që Mbretëria e Holandës, si vend i cili “ofron lokacionin” për atë dhomë, të përmbyllë procedurat sa më parë. Zëdhënësja e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq thotë se Brukseli mirëpret përmbylljen që është bërë javën e kaluar nga kryetarja Jahjaga të kornizës në procesin e funksionalizimit të Dhomave Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …