Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë për BBC se Bashkimi Europian nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. BE aktualisht është në kërkim të aktivizimit të një mekanizimi i cili do të mundësonte suspendimin e shpejtë të heqjes së vizave për vende të caktuara nëse keqpërdorimin vizat. Dhe vetëm atëherë kur ky mekanizëm të aprovohet, Brukseli do të vazhdojë diskutimet për liberalizim vizash për këto vende. Nuk mund të marrim në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën në javët apo muajt e ardhshëm. Kjo deklaratë u tha gjatë samitit të Këshillit të Europës, ku Ministrat Europianë diskutuan liberalizimin e vizave për Turqinë. Sipas BBC-së, komenti i Cazeneuvet është përkrahur nga zyrtarët e pranishëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …