leoni

BE-ja i ofron Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët në kufi me Greqinë

BE-ja i ofron Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët në kufi me Greqinë

Udhëheqësit e BE-së janë pajtuar për t’i ofruar Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët në kufi me Greqinë. Pas bisedimeve në Bruksel, liderët evropianë i kanë dhënë presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, mandatin për të përfunduar marrëveshjen me Turqinë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë prapa të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi. Në këmbim, BE-ja do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave. Po sipas marrëveshjes, BE-ja, për çdo migrant të kthyer në Turqi, do të pranojë një refugjat sirian derisa numri i tyre të arrijë në 72,000. Që nga janari i vitit 2015, mbi një milion migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në BE, duke arritur në Greqi me anije nga Turqia. Vetëm këtë vit, në BE kanë arritur mbi 132,000 veta. Marrëveshja BE-Turqi pritet të finalizohet sot.(REL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …