Bashkimi Evropian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, në një takim që do të mbahet në Luksemburg gjatë tetorit, siç bëjnë të ditur mediet serbe dhe ato kosovare. Çështja e futjes së Kosovës, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Turqisë në regjimin e lëvizjes pa viza do të parashtrohet në takimin e ministrave të Brendshëm në Luksemburg, që pritet të zhvillohet më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”. Sipas medias ruse “Tass”, Ukraina ka ende shumë probleme. BE-ja është duke zhvilluar një mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetasit e shteteve të lartpërmendura. (TCH)
