Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja fuqizuar zërat e euroskeptikëve në tërë Evropën, duke përfshirë edhe vendet themeluese të BE-së, dhe ato të Evropës qendrore dhe lindore. Mund të ketë dallime në mes të dy anëve gjeografike të Evropës në kërkesat për referendume, mirëpo qëllimi final është i njëjtë; shprehja e zemërimit me politikat e Brukselit dhe shkëputja e mundshme prej tyre. Në vende perëndimore, si Holanda, kërkohen referendume të njëjta me atë të Britanisë për dalje përfundimtare nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, në vendet e lindjes, referendumet mund të kenë tjera emërtime, por arsyetimet përfundojnë në të njëjtën kategori me Britaninë dhe Holandën; rikthimi i sovranitetit të “humbur” nga anëtarësimi në BE. Sovraniteti “i humbur” argumentohet me shqetësime për numrin e të huajve nëpër këto vende, apo edhe në përgjithësi politikat e centralizuara nga Brukseli. Ndjenjat anti BE kanë prekur edhe zona të cilat kanë edhe rëndësi historike për vet ekzistencën e Bashkimit Evropian. Traktati i Mastrihtit, i nënshkruar në vitin 1992 në qytetin jugor holandez nga liderët e 12 shteteve anëtare të asaj kohe, kishte për qëllim krijimin e një BE-ja më moderne, duke i hapur rrugë kështu lidhjeve më të fuqishme politike dhe monetare brenda bllokut evropian. Sot, politikanë të këtij qyteti janë aktiv për të trasuar rrugën drejt shkëputjes së Holandës nga Brukseli. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …