Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës pranon vetëm 6800 studentë, derisa pritet të konkurrojnë mbi 12.000 maturantë

Vetëm gjatë katër ditëve të para të shpalljes së konkursit për pranim në vitin e parë akademik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë konkurruar mbi 12 mijë maturantë, derisa është planifikuar të pranohen rreth 6800 studentë. Konkursi është i hapur deri të hënën e ardhshme. Mbi 12 mijë kandidatë kanë aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky numër është paraqitur në konkurrencë vetëm në katër ditët e para të hapjes së konkursit për pranimin e studentëve të rinj në studimet bachelor për vitin akademik 2017/18. Kurse në këtë universitet në afatin e parë të konkursit UP-ja do t’i regjistrojë 6869 studentë, prej të cilëve 5969 studentë të rregullt dhe 900 studentë me korrespondencë. Interesim më i madh për të studiuar vërehet në Fakultetin e Edukimit, në të Mjekësisë, në Fakultetin Ekonomik, në Filozofik dhe në atë të Filologjisë. Drejtori i Zyrës për Teknologji të Informacionit në UP, Isak Shabani, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se sipas statistikave të grumbulluara deri të enjten, në orën 13:00, për regjistrim në programet e studimeve në UP janë paraqitur 12202 kandidatë, prej të cilëve 10723 veta janë verifikuar, ndërsa 1479 pritet të verifikohen. Sipas këtyre statistikave, me kërkesa për studim prin Fakulteti i Mjekësisë, me gjithsej 1772 kandidatë, prej tyre 779 vetëm në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …