Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e për mbrojtje në liri. Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë. Kjo deklaratë kryetarit të veteranëve të UÇK-së bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith i konsideron se e rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.
Pavarësisht të gjitha këtyre, prokurori Smith ka pranuar se kundër Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.