Jacobson: Edhe Kosova duhet të ketë liberalizim të vizave sikur të gjithë vendet e Ballkanit

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobson ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian për qasjen që po përdor ndaj Kosovës. Këshilltari i liderit të AKR-së, Behxhet Pacolli, Naim Murseli ka publikuar fjalimin e deputetit të Suedisë, Magnus Jacobson i cili ka kritikuar BE-në për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se edhe Kosova duhet të ketë liberalizim të vizave sikur të gjithë vendet e Ballkanit. “Sidoqoftë, është për t’u habitur që Suedia dhe BE-ja luajnë një rol kaq pasiv në këtë punë. Ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar paqen në Ballkan. Unë kam theksuar më parë nevojën që Kosovës t’i jepet e njëjta përjashtim nga vizat si vendet e tjera të Ballkanit. Ne gjithashtu duhet të punojmë në mënyrë aktive për të zhvilluar shoqërinë civile dhe biznesin në të gjithë Ballkanin. Nëse ne në Perëndim nuk e mbështesim zhvillimin në një drejtim demokratik, ekziston rreziku që regjimet totalitare në Rusi dhe Turqi të rrisin ndikimin e tyre në rajon”, ka tërhequr vërejtjen deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobson.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …