Jacques Marion: BE-ja duhet të përfshihet më shumë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, për një zgjidhje të përbashkët.

Jacques Marion: BE-ja duhet të përfshihet më shumë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, për një zgjidhje të përbashkët

President i Federatës së Paqes Universale për Evropë dhe Lindje të Mesme, Zhak  Marion deklaron se pas sulmit terroristë të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova është në një situatë më të komplikuar dhe e vetmja zgjidhje për të arritur paqe mes dy vendeve, është dialogu. Marion në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet më shumë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin e vetëm që të ketë një zgjidhje të përbashkët. Ai thotë se në të njëjtën kohë, Kosova mund të organizohet edhe më shumë brenda vendit në nivel të shoqërisë civile dhe mund të organizojë një atmosferë apo një mjedis që mundëson lidhje më të lehtë ndërmjet serbëve dhe kosovarëve. Marion derisa flet për pozitën e Kosovës në dialog, thotë se pavarësisht se dy vendet kanë qëndrime të ndryshme, kanë edhe interesa të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …