Deklarata e trajnerit të kombëtares së Izraelit, Alon Hazan, të cilën e dha në fund të konferencës për media ku thotë se “edhe ju kosovarët keni pasur një të kaluar si ne”, ka nxitur reagime. Me këtë rast, ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, mohon fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit”. Ai tha se Izraeli e vlerëson Serbinë dhe popullin serb. Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si një mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit, ka shkruar ambasadori i Izraelit në Beograd, duke e falënderuar Serbinë, ndërsa shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri përkrahim krimet shtetërore të Izraelit, për shfarosjen e tërë një populli. Edi Rama dhe Albin Kurti po i përmbahen fort maksimës regresive shqiptare: Gjarpri që nuk më helmon mua le të rrojë 100 vjet, ndërsa ajo hebraike, e shkruar, në Talmud, thotë: “Gjarprit shtypja kokën kudo të ndodhet”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …