Jahir Bejta: KOSOVA MUND TE PADITET NE GJYKATEN E STRASBURGUT !

Jahir Bejta: KOSOVA MUND TE PADITET NE GJYKATEN E STRASBURGUT !

Te respektuara medje elektronike dhe te shkruara, nesër me date 10.12.2021  (dite e premte) ne ditene botrore te te drejtave te njeriut, ne mëngjes duke filluar nga ora 9: 00 do te dorëzohen për her te dhjet dosjet- lendet e radhës ne Gjykatën Kushtetuese te Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padive për kompensimin e dëmeve te luftës.

Edhe pse behën 73 vite nga miratimi i Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut nga ana e Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Gjykatat e Kosoves edhe perkunder obligimit permes Kushteutes nuk jane duke i zbatuar dispozitat nga Konventat nderkomebtare qe 13 vite.

Ndaj, u bëjmë apel përfaqësuesve  te institucioneve te Kosovës qe me urgjence te intervenojnë ne infrastrukturën ligjore duke u hap rruge gjykatave vendore per shqyrtimin e padive drejtuar kundër Serbise per kompensim demi. Ne te kundërtën jasht vullnetit tone, ne “Ngrtija e Zerit” do te detyrohemi ti dergojme dosjet ne Gjykaten Evropjane te Drejtesise ne Strasburg, edhe perkunder fkatit se Kosva nuk eshte pjese e Keshillit te Evropes.    

Ekspozen lidhur me rëndësinë e ditës botërorë te drejtave te njeriut do ta jap  Jahir Bejta drejtor ekzekutiv i shoqatës. 

Andaj, te nderuara medje, f t o h e n i  qe te jeni prezent ne vendin dhe Kohen e caktuar për top lajm !

Nga: OJQ ‘’Ngritja e Zerit’’, Jahir Bejta drejtor ekzekutiv

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …