Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj
në Pejë, ka thënë se për të pasur qëndrueshmëri ekonomike në vend, së pari
duhet të ketë qëndrueshmëri politike. E pyetur mbi protestat e fundit të
organizuara nga opozita, Jahjaga u përgjigj se “rruga dhe dhuna nuk janë
zgjidhje”. Ajo, më tutje, sqaroi se vizitat në komuna po i bën me qëllim të
njoftimit për së afërmi me gjendjen e bizneseve dhe problemet me të cilat po përballen.
Përndryshe, kryetarja Jahjaga sot ka nisur vizitat e saj nëpër komuna të
ndryshme të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …