leoni

Jahjaga kërkon dialog dhe jo sfida drejtuar Shtetit të Kosovës

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit të mbajtur në Konferencën e Prokurorëve, u ka bërë thirrje liderëve të partive politike të bëjnë dialog e jo të rrënojnë e sfidojnë shtetin e Kosovës.

“Kemi hyrë në një fazë të re, të një marrëveshjeje të rëndësishme kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe prandaj na duhet konsensus i plotë në gjithë shoqërinë për rrugën drejt integrimeve. Bashkimi Evropian nuk ka alternativë për ne dhe njëkohësisht është pika që bashkon gjithë popullin e Kosovës, pa dallim. Na duhet dialog i brendshëm për të zgjidhur çështjet që nxisin mosmarrëveshje. Dialog pa paragjykime, ndërmjet njerëzve që dikur kanë qëndruar së bashku për ta bërë luftën dhe që sot duhet ta ruajnë paqen. Pra, na duhet që të gjithë së bashku të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje, sepse shtetin nuk mund ta sfidojmë për çdo ditë dhe sepse nuk mund të rrënojmë institucionet e vendit, besimin tek të cilat duhet me shumë mund ta rikthejmë tek qytetarët”, tha Jahjaga.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …