Kryetarja
e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës
Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane,
fillon sot vizitat në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së
zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin
tonë, njofton komunikata nga Presidenca.
Gjatë ditës së sotme, kryetarja Jahjaga do të vizitojë komunën e Klinës,
Burimit, Pejës, Deçanit dhe atë të
Junikut. “Vizita ime së bashku me Odat ekonomike ka për qëllim adresimin e drejtpërdrejtë
të këtyre pengesave për të ndihmuar bizneset që të depërtojnë në Kosovë, në
përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të ngritur kualitetin e jetës në
Kosovë”, thuhet në njoftimin e kryetares, Jahjaga.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …