Jahjaga priti ambasadoren jorezidente të Portugalisë

Kryetarja, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires, e cila me këtë rast bëri dorëzimin e letrave kredenciale. Kryetarja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, duke vënë theksin në rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë. Ndërkaq, ambasadorja Morais Pires, shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë, me interes për të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …