Jahjaga takohet me kongresistin Engell

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në
një takim kongresistin amerikan, Elliot Engel i cili ishte shoqëruar edhe nga
ambasadorja, Tracey Ann Jacobson. Kryetarja Jahjaga dhe kongresisti Engel
biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, përpjekjet për sundimin e rendit dhe
ligjit si dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Sipas njoftoi për medie,
kryetarja Jahjaga dha një pasqyrë të arriturave në vend si dhe synimet për
integrimin e vendit në BE. Në lidhje me Gjykatën Speciale, kryetarja Jahjaga
tha se pret nga institucionet, Qeveria dhe Kuvendi që të arrijnë një zgjidhje për
përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, në respektim të vendimeve të vetë
Kuvendit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo tha se institucionet e Kosovës
dhe qytetarët e saj do të dëshmojnë se besojnë në parimet e drejtësisë për të
gjithë dhe se do të përmbyllin këtë kapitull të rëndë të historisë. Kongresisti
amerikan, Elliot Engel vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se Kosova ka
dëshmuar të jetë një histori e suksesit. Ai tha se është me rëndësi
partneriteti i Kosovës me SHBA-në dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë
përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …