leoni

Jahjaga takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Yee

Kryetarja, Atifete Jahjaga ka pritur në takim ndihmës-sekretarin
amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet aktuale në
vend. Kryetarja, Jahjaga njoftoi zyrtarin amerikan për kërkesën e saj në Gjykatën
Kushtetuese për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me
Kushtetutën e Kosovës. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Presidencës, Jahjaga
shprehu përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e
marrëdhënieve me Serbinë, me theks të veçantë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara
nën ndërmjetësimin e BE-së. Në anën tjetër, zëvendësndihmësi i Sekretarit
amerikan të Shtetit, Yee, dënoi përdorimin e dhunës brenda Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, ai ftoi palët që të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës
përmes bisedimeve dhe mirëkuptimit. Yee, shprehu poashtu përkrahjen e tij për
vendimin e kryetares, Jahjaga, për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet
rezultateve të bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …