Kryetarja e shtetit, Atifete
Jahjaga është shprehur e vendosur se krejt çka mund të bëjë UNMIK-u në Kosovë, është
përmbyllja e misionit të tij. Ajo ka vlerësuar se miratimi i Rezolutës për
Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ndikon në
fuqizimin e UNMIK-ut. Sipas kryetares Jahjaga, institucionet e Republikës së Kosovës janë të
interesuara që vendi ynë këtë vit të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e
Evropës. “Anëtarësimi jonë është i domosdoshëm sepse kjo forcon apo fuqizon
mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovë”, ka
thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …