Jahjaga: Zhvillimi ekonomik, prioritet i politikës së jashtme

Kryetarja,
Atifete Jahjaga ka vlerësuar se Kosova ka ende shumë për të bërë sa i përket përmirësimit
të imazhit të saj në botë. Në konferencën e tretë të ambasadorëve të Kosovës me
temën ‘Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale’,
kryetarja Jahjaga e quajti rrëfim të suksesshëm Kosovën në hapat e deritashëm.
Ajo vuri në dukje se qëllimet e politikës së jashtme të Kosovës mbeten
themelimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimi për marrëdhënie rajonale. Ndërkaq,
zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi u shpreh se Kosova po
synon që të shndërrohet nga një importues i resurseve të sigurisë në një
eksportuese të nismave për dialog dhe paqe. Duke folur për prioritetet e
politikës së jashtme, ai nënvizoi se Kosova po lobon që të mos ketë vonesa
rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, meqë sipas tij,
Kosova këtë marrëveshje nuk po e kërkon si lëmoshë, por sepse e meriton.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …