Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare, në ShBA njofton se, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, do të nisë një turne të shpejtë në Evropë, me qëllim “që të tregojë lidership në skenën botërore”. Siç raportoi The Guardian, Biden do të takohet me vendet anëtare të NATO-s, për të diskutuar në lidhje me furnizimin e Ukrainës me municione thërrmuese, që është diskutuar më parë mes Aleancës. Presidenti amerikan në Londër, do të takohet me kryeministrin Rishi Sunak dhe mbretin Charles, dhe më pas do të shkojë në një Samit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Më pas, do të udhëtojë për në Helsinki, për të mirëpritur anëtarin më të ri të NATO-s, Finlandën. Për Samitin e organizuar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të përçojë mesazhin e qartë se “NATO-ja, qëndron e bashkuar dhe agresioni i Rusisë s’do të funksionojë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …