Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Xhek Sallivan, ka konfirmuar se Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për kërcënimet e vazhdueshme secesioniste të liderit serb të Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe njoftoi se qeveria amerikane do t’i përgjigjet kërcënimeve të tilla. Sullivan ka reaguar, pasi Dodiku ka konfirmuar javën e kaluar se autoritetet e Republika Serbe kishin hartuar një propozim për një marrëveshje për “shkëputjen paqësore” të Bosnje-Hercegovinës. Autoritete amerikane janë të shqetësuar nga kërcënimet e shtuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës nga presidenti, Dodik. Ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi veprimeve dhe sulmeve separatiste ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve shtesë”, ka shkruar Sullivan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …