ARBEN TARAVARI DHE VLEN-ISTAT DERI TANI: ‘MOJ E MIRA QË SHKON ME DHEN – TËRRTA VËRRTA KURRË NJË SEN’
TARAVARËT NË QEVERINË E MAQEDONISË SË VERIUT, SILLEN NË STILIN “NA VRH BRDA VRBA MRDA”)
Dihet se në Maqedoni për shqiptarët si forcë kryesore politike që nga viti 2001 është BDI e Ali Ahmetit. Ajo gjatë periudhave të ndryshme, që prej ardhjes në pushtet, bëri në shumëçka, kthesa të mëdha për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve ne Maqedoni.
Natyrisht se shumë gjëra kanë qenë në proces, ku disa gjërave vet pala maqedone u ka bërë obstrukcione nga më të ndryshmet, dhe si rrjedhojë përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, ndonëse i përmirësuar dukshëm, krahasuar me gjendjen e para vitit 2001, është proces që duhet të vazhdojë, për të ecuar përpara.
Mirëpo në zgjddhjet e fundit, partitë shqiptare të mbledhura në VLEN, kanë numër dukshëm më pak se BDI me partnerët vet, e megjithatë u futën në koalicion me partinë VMRO – DMPN.
Pjestarët shqiptarë që aktualisht janë në qeveri të Maqedonisë së Veriut, erdhen në pushtet duke e kritikuar qeverisjen e BDI-së, ndërkohë që para se të formonin subjektet e veta, edhe vet kishin qenë pjesë e politikës dhe strukturave të BDI-së.
Këta shqiptarë si Arben Taravari me do, kanë hyrë në politikë, me premtimin, që ti tejkalojnë të arrituart e deritashme që janë bërë nga BDI. Pra, që ta aryetojnë vetën para opinionit shqiptarë këta duhet të tregojnë praktikisht që po punojnë, e janë duke punuar më mirë e më shumë se BDI, kur ishte pushtet.
Por, sapo u formua qeveria e VMRO-DPMNE, nuk shkoi gjatë e tendencat antishqiptarë të kësaj partie filluan të qoninin krye, qoftë në raport më gjuhën, qoftë në raport me
Udhëheqësit shqiptar nga Taravarët, në pushtet, ose filluan të heshtinin si mumet, ose edhe më keq, për çdo gjë filluan ta fajsojnë BDI-në, përkatësisht Ali Ahmetin. Po kështu, e njëjta gjë ndodh edhe në raste tjera. Për mendësinë tërrta vërrtiste të taravarëve, Ali Ahmeti bëhet fajtor kujdestar edhe i mospunës së Taravarëve, fajtor kujdestar edhe i pengesave që çdo ditë pushteti maqedon synon të bëjë veprime për ta rikthyer gjendjen e shqiptarëve në pozitën e para vitit 2001.
Sërish fajtor kujdestar është Ali Ahmeti. Tash Taravarët, në vend se ti rreken punës, për ta dëshmuar se mund të punojnë diçka pozitive për shqiptarët në Maqedoni, për ta arsyetuar edhe faktin se ndonëse nuk janë faktori kryesor shqiptarë në Maqedoni, të bëjnë përpjekje, që ta bindin opinionin shqiptarë, se këta e kanë shumë më seriozisht se ata (demek BDI dhe Ali Ahmetit), çuditërisht Taravarët arsyetohen se po na pengon madje edhe prezenca fizike e Ali Ahmetit. Prandaj kërkojnë që Ali Ahmeti të largohet nga skena politike. Thua se Ali Ahmeti, kur nisi të merrej me çeshtjen e UÇK-së në Maqedoni dhe së bashku me Arbër Xhaferin të vendosnin bashkërisht për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, sipas mendësisë taravariste, ka qenë dashur Ali Ahmet të merrte leje nga taravaristët!!!
Udhëheqja shqiptare në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, i gjason asaj këngës popullore: Moj e mira që shkon me dhen – tërrta vërrta kurr një send
Heshtakët apo mumiet politike tërrta – vërrtiste të taravarëve, nuk mund ta arsyetojnë me asgjë mospunën e vet, ku edhe për gjëra të ndjeshme shqiptare, heshin, duke i futur veshët në lesh, e duke mos u kujtuar, se kanë premtuar se do të jenë qeliza aktivatore, pra funksionale, duke vazhduar të punojnë si dhe të ja tejkalojnë politikës së Ali Ahmetit, ata praktikishtë janë shëndërruar në qeliza inhibitore, pra qeliza frenuese, që me asgjë nuk aktivizohen për tu thënë stop tendencave mbrapakthyese të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Padyshim kjo praktikë është shumë shqetësuese, sepse në njërën anë gjërat ka rrezik të madh që të ketë stagnime e cungime të të drejtave të shqiptarëve, duke qenë taravarët në pushtet, dhe mjerisht me këtë indolencë e me fshehtësi politike të tyre, po kontribuojnë në thellimin e polarizimeve jo vetëm mes faktorit shqiptar në përgjithësi, por thellimin e polarizimeve edhe mes shqiptarëve e maqedonëve në veçanti, gjë e cila mund të sjellë shumë gjëra jo të këndshme, me pasoja të paparashikuara jo vetëm për shqiptarët e maqedonët, por edhe për vet stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, në këtë hapsirë të Ballkanit.
Taravarët, edhe nese e shohin një ëndërr të keqe, fajtor është Ali Ahmeti! Edhe nese bjer shi, fajtor është Ali Ahmeti, edhe kur frynë erë, fajtorë është Ali Ahmeti. Prandaj, emri i Ali Ahmetit i pengon. Prania e tij fizike i tmerron. Ekzistenca e tij politike i çmend, taravarët, përkatësisht tërrtavërrtistat që bajnë sjellje në stilin “na vrh brda vrba mrda”.