Dje Kryeministri tha: “Le të tregojë opozita se ku ka korrupsion, këtë vit (të qeverisjes së tij) nuk ka asnjë skandal”?! Se vetëm aty ku ka skandale paska korrupsion a?! Ja, me çfarë sigurie flet Kryeministri që i ka 70 dosje në Prokurori dhe që e ka qeverisur tepër keq për dy mandate Kryeqytetin tonë, Prishtinën?! Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni?
Kryeministri ka harruar se edhe mashtrimi disa vjeçar, se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, është korrupsion shumë i madh, bile edhe i rrezikshëm, është korrupsion moral. Korrupsioni moral është një bazament i fuqishëm për të gjitha llojet e tjera të korrupsionit, siç është ai politik e financiar. Lexuesi i vëmendshëm duhet ta dinë, se korrupsioni nuk është vetëm financiar apo ai i ryshfetit dhe i mitos. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që beson se korrupsioni financiar në Kosovë, na qenka zhdukur si “vesa para diellit”, me ardhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë së Kosovës?!
Korrupsioni moral i filluar nga Isa Mustafa enda pa u bërë Kryeministër, është bërë në momentin kur ai e ka finalizuar koalicionin me “kapsin e institucioneve të shtetit” (për çka ai ka folur shumë herë), të gjithë po e shohim se ai e ka prodhuar, korrupsionin politik duke u bërë vazhdues dhe thellues i marrëveshjeve politike më Beogradin zyrtar. Qytetarët e Kosovës gjatë këtij mandati kanë parë se ky koalicion qeverisës ka humbur një pjesë të sovranitetit të shtetit (te gjyqësorit) dhe me marrëveshjet e Brukseli të 25 gushtit 2015 e ka bërë hisedarë në sovranitetin e shtetit, shtetin e Serbisë. Ky lloj i korrupsionit, që do të reflektoj shumë më shumë sesa korrupsioni financiar që mund tw kufizohet në një mandat qeverisës,
Natyrisht që forma më e përhapur e korrupsionit në kohën tonë, është forma financiare e korrupsionit, që në Kosovë ka një shtrirje të gjerë në të gjitha pushtetet dhe përtej tyre. Pa dyshim që është e pa mundshme që mos të ketë korrupsion financiar të kushtëzuar në tenderomaninë tonë të konfirmuar edhe nga organizata ndërkombëtare profesionale, e mos të flasim për ryshfetmarrje e mitmarrje, të shtrira gjithandej në shoqërinë tonë. Ky dyshim rritet edhe më shumë edhe në përqindje, kur në krye të qeverisë vinë njerëz që janë të njohur për formën e korrupsionit moral e politik, të cilat pa dyshim që janë format më të rrezikshme të korrupsionit.
Të përfundojmë: edhe po të ishte e vërtetë, se ketë vit nuk ka korrupsion financiar, do të mjaftonte edhe më shumë sakaq, fakti se kjo qeveri dhe ky koalicion ka shkel çdo normë të traditës kombëtare (sidomos Kryeministri), duke shkelur fjalën e dhënë dhe kjo nuk është bërë pa një interes meskin (financiar). Kur, kësaj ia shtojmë edhe marrëveshjet tepër të këqija e të pa drejta të Brukselit, duke përfshirë “Zajednicën” dhe Demarkacionin, korruptim më të madh, më të pa drejtë e më të dëmshëm nuk i duhen Republikës së Kosovës. Kjo është një dëshmi tjetër, se shqiptarët tradicionalisht kanë probleme të mëdha me korrupsionin moral, politik, gjithsesi dhe financiar?! Zogu dy herë e par zbrazë arkën e shtetit dhe shqiptarët vazhdojnë ta quajnë “mbreti i shqiptarëve”?! Dhe çka është edhe më keq, ne shqiptarët jemi tepër lojal ndaj këtyre fenomeneve prapambetlënse, të cilat po na përsëritën shpesh! Jo me kot, thonë: “