Në të gjithë librat që merren më shpjegimin e fjalës demokraci zakonisht atë e shpjegojnë si sundim të popullit që në të shumtën interpretohet edhe si sundim i shumicës. Ky sundim i shumicës qytetare i quajtur demokraci ka kaluar në tri faza të mëdha të historisë: a) demokracia e drejtpërdrejt e qytet-shteteve (Greqi – Romën e vjetër), b) demokracia e tërthortë deri në vitin 1905, kur delegatët e zgjedhur nga zgjedhësit, caktonin deputetet e Parlamentit (Kuvendit) dhe c) demokracia përfaqësuese që del nga zgjedhjet e lira parlamentare (pas vitit 1905). Në demokracinë parlamentare, kanë pushuar zgjedhjet e tërthorta për Parlament, por vazhdohet me zgjedhjet e tërthorta për ekzekutivin i cili del nga votimi i shumicës parlamentare1 (Knut Midgaard & Bjorn Erik Rasch ; Demokracia – kushtet dhe pasojat, faqe 12). Në demokracinë parlamentare, ku qeveria zgjidhet nga Parlamenti (Kuvendi), formalisht ekziston mundësia për t’ia marrë besimin një qeverie e cila qeverisë keqe, por në demokracitë e brishta, një gjë e tillë nuk ndodh. Kjo nuk po ndodh as tek ne. Duke e parë se si po trajtohet vullneti i kombit nga qeveritarët tanë, e në mënyrë të veçantë sa i përket sovranitetit të vendit tonë, na përkujton konstatimin e A. D. Tokvilë, i cili thoshte: “Vullneti kombëtar është njëra ndër fjalët të cilën e kanë shpërdorur më të madhe intrigantët dhe despotët e të gjitha kohëve2”. (Mbi demokracinë në Amerikë, faqe 57). Nuk ka asnjë dyshim, se pas zgjedhjeve të tetë qershorit 2014, edhe despotët tanë në mënyrën më flagrante e kanë shpërdorur vullnetin e kombit, në emër të cilit po marrin vendime në dëm të se ardhmes se tij dhe kjo sidomos po shihet me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, për faktin se janë nisur nga premisat e gabuara, për ketë të fundit. Demokracinë apo shtetin demokratik, Platoni e shihte si një formë të diktaturës së butë në të cilën do të sundonin mbretërit filozofë3 (andrew heywood; politika, faqe 13) dhe filozofët ishin njerëzit më të urtë të Athinës apo qytet-shteteve në Greqinë Antike dhe Romën e lashtë. Ndërsa në shekullin tonë, demokracia është një sistem i avancuar, qëllimi i të cilit është për të penguar tiranin dhe për t’i ndihmuar vendimet e drejta, që në perspektivë ajo të ndihmonte marrjen e vendimeve kolegjiale4 (Midgaard & Rasch, f. 15) në shërbim të kombit apo qytetarëve. Siç po shihet në kohën tonë, demokracia duhet të shërbej për të krijuar një konsensus për çështje të një rëndësie kombëtare. Ndërsa sa u parkete çështjeve që shkojnë përtej një mandati qeverisës, duhet të jenë të hapura në atë mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit t’i kenë mendimet dhe propozimet e tyre, këtu duhet llogaritur pesha e argumentit e në asnjë mënyrë forca e votës apo ndonjë mënyrë tjetër5 ( po aty), si zakonisht e kemi parë gjatë këtyre viteve në Kuvendin tonë. Nga kjo që u tha del se për të pasur institucione funksionale, të besueshme e demokratike është e domosdoshme që të sigurohet integriteti dhe legjitimiteti i Sistemit Zgjedhor6 (po aty . 58). Ne kemi pasur zgjedhje që janë vlerësuar si të “rregullta”, por vërtetë, sa kanë qenë të tilla?! Sa besojnë qytetarët tanë, se vërtetë zgjedhjet ishin të rregullta? Mënyra se si po qeveriset, si janë të ndara e të balancuara pushtetet, si po funksionojnë institucionet e pavarura, e në veçanti Sistemi i Drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, le për të dëshiruar shumë, madje tepër shumë. Jo vetëm kaq, por gjatë këtyre viteve të lirisë, të pavarësisë e të demokracisë, a mund të themi se pushtetet i kemi të ndara, a mund të themi se, institucionet e pavarura kushtetuese janë të pa kapura politikisht? Se demokracia jonë po rrëshqet në një tirani e cila nuk është si “diktatura e butë” e Platonit, e cila duhej të udhëhiqej nga “mbretërit filozof”, përkthyer në realitetin tonë, donë të thotë, nga njerëz të ditur, që dinë të qeverisin në të mirë të qytetarëve. Konsideroj që është e qartë për një numër të rëndësishëm të qytetarëve tanë, por çështja shtrohet: A ka politika jonë, vullnet politik për të marr seriozisht, ndërtimin e shtetit të së drejtës? Qofsha i gabuar, por unë nuk po e shoh ketë gatishmëri, pasi demokracinë, mashtruesit nuk e kanë asnjë predispozitë që ta instalojnë në qeverisjen e vendit. Referencat: 1 . Knut Midgaard & Bjorn Erik Rasch ; Demokracia – kushtet dhe pasojat, Rozafa, Prishtinë 2008, faqe 12. 2 . A. D. Tokvilw: Mbi demokracinë në Amerikë, Dukagjini, Pejë 1998, faqe 57 3 . andrew heywood; politika, Brezi ’81, Prishtinw 2008, faqe 13. 4 . Midgaard & Rasch, Libri i cituar, f. 15. 5 . Po aty. 6 . Po aty, faqe 58.
Jakup Krasniqi: Këtu nuk kemi të bëjmë me sistem demokratik, por me sundim të egër despotik
Nuk ka asnjë dyshim, gjuajtja me vezë, me gaz lotsjellës, udhëheqja e Kuvendit nga deputetët, të gjitha janë neveritëse.
Por, por, çka i shkaktoi, kush i solli dhe si erdhën këto neveri? A po ju shkon në mendje atyre që po neveriten sesa të thella e më sa pasoja neveritëse, denigruese, poshtëruese e komprometuese janë punët e tyre politike, përfshirë edhe bisedimet dhe marrëveshjet që ata i bënë me Serbinë në Bruksel? A janë ulur për të menduar shqip, këta të neveritur sesa neveritëse është të qeverisurit dje e të qeverisurit sot me pasurinë kombëtare e publike, me paranë e tatimpaguesve te Kosovës, me procesin e privatizimit? A e dinë këta dëlirë e matrapazë sesa e kanë denigruar sistemin e arsimit, shërbimin shëndetësor, deri dhe listat e veteranëve të luftës e ndihmat sociale? Vërtetë, këta që neveritën sot nga veprimet e opozitës në Kuvend, nuk i shohin marrëveshjet shkatërruese për vendin e gjeneratat e ardhshme që i nënshkruan në Bruksel edhe duke shkelur rëndë mbi nderin dhe dinjitetin e deputetëve – përfaqësuesve të popullit të cilët i kanë bërë si lecka?! A nuk e shohin këta njerëz, se me qeverisjet e tyre prej hajdutesh, dje e sabotuan luftën dhe sot kanë mbledhur gjithë sojin e sabotatorëve, për ta kthyer Serbinë në Kosovë?
A nuk e shohin veten këto figura politike me fytyra të maskuara se me qeverisjen e tyre neveritëse, poshtëruese e degraduese, përditë i detyrojnë qytetarët e Kosovës, përmes dyerve te armikut shekullor ta kërkojnë shpëtimin në botën demokratike? Pse disa intelektualë e në mesin e tyre edhe “intelektualë” kafshorë, nuk shqetësohen e neveriten me poshtërimet që përditë ua bëjnë: qeveritarët e përfaqësuesit e pa dinjitetshëm që janë bërë si bibat e bibanët, sot kështu nesër ashtu?
Po thonë nuk është demokratike veprimi i opozitës?! Po a është demokratike marrja e vendimeve që reflektojnë për breza dhe të mos të pyetej opozita dhe qytetarët? Atëherë pse u bë Lufta Çlirimtare në Kosovë, pasi ata që e përfaqësonin asokohe “popullin” e Kosovës, donin ta ndërtojnë demokracinë nën çizmen e policit e të xhandarit serb?
Pse atëherë nuk heshtën edhe ata që po heshtin sot bash si palaço? Se për sabotatoret e luftës dje, nuk ia vlen ta themi as edhe një fjalë të vetme. Ata edhe sot nuk dinë t’i nderojnë luftëtarët e vërtetë të kombit e të çlirimit, por nuk ngurojnë t’i kujtojnë e nderojnë sojin e tyre te sabotatorëve të luftës çlirimtare e dilerët e drogës, të cilët edhe i shpallen heronj?!
Rasti më eklatant, ndonëse jo i vetmi, është rasti i Shqipe A. Jasharit, e zv. Drejtores se Departamentin për çështje njerëzore në PTK (Vala). Kjo është dëshmia më e mirë se këta njerëz, me vrap po shkëputën nga brumi që ua dha pushtetin. Këta tani pushtetin po e ndajnë me servilë, puthadorë e sabotatorë?! Të cilët s’përtojnë të te sulen egersisht, ndaj cilido që guxon t’ua prek me fjalë shefin e pa gabueshëm e fuqi plotë.
Këtu nuk kemi të bëjmë me sistem demokratik, por me sundim të egër despotik.
Jakup Krasniqi: Pse qeveritarët tanë heshtin për sulmet që vinë nga Beogradi?
Nuk duhet të jesh lexues e dëgjues i vëmendshëm që mos të vëresh inferioritetin e krerëve të koalicionit qeverisës (Kryeministrit dhe vartësit të tij), para sulmeve të vazhdueshme që vijnë nga kryeparët e politikës së Beogradit. Vetëm ditëve të fundit nga tre të parët e politikës se Beogradit (Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi), pra pas marrëveshjeve të 25 gushtit, të thoshin, Nikoliqi: “Gjithçka në Kosovë është e Serbisë”, Vuçiqi: “Kërkon nga Greqia që mos të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESK-o”, ndërsa Daçiqi: “Shqiptarët janë si ISIS-i”. Të gjitha këto dhe shumë çka tjetër që në kontinuitet vjen nga Beogradi, nga krerët e koalicionit dhe jo vetëm nga ta, është një heshtje varri. Ndërsa në të njëjtën kohë, kërret e koalicionit dhe deputetët, besa dhe deputetet, nuk lënë që tu shpëtoj asnjë rast për t’ju kundërvë opozitës që është vërë në mbrojtje të shtetit, e cila po kundërshton me dinjitet, Marrëveshjet komprimituese te 25 gushtit 2015.
Unë e kam vështirë që ta kuptoj, pse ky qyqarëllek i krerëve të qeverisë së Republikës së Kosovës pas pavarësisë dhe njohjeve të shumta ndërkombëtare?! Nga ç’ideale udhëhiqen Kryeministrat tanë? Nga idealet e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim apo nga “idealet” e lëvizjes pacifiste për vetënënshtrim? Ku dhe si u treten idealet kombëtare ke brezi i lirisë e i pavarësisë? Cilat ideale i përvetësuan pas gjashtëmbëdhjetë viteve të lirisë? Ku ju zu “bishti me derë”, këtyre njerëzve që kanë varë qafën kaq shumë, para kriminelëve të dëshmuar të luftës, siç janë: Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi? Madje, po në ketë frymë, në frymën e vetënënshtrimit, shpesh shfaqën të vetëquajturit “intelektual”, të cilët na i penguakan, kush tjetër veç heronjve, të cilët nuk mund t’ju përgjigjen, këtyre sulmeve “kafshore” “intelektuale”?! Dhe intelektualët “tanë” heshtin dhe heshtja është një lloj pranimi i asaj që prodhon “kafshëria” “intelektuale” antikombëtare. Këtu natyrshëm shtrohet një pyetje, sigurisht jo vetëm për ketë rast. Pse ky kafshim “intelektual” ndaj shqiptarëve të sotshëm e të djeshëm, ndaj heronjve të sotshëm e të djeshëm? Kur para kafshërisë armike zvarritet kafshëria “intelektuale”. Është keq qe më të tillë kafshëri “intelektuale” a “politike”, mund ti përsëritet historia këtij vendi të nëpërkëmbur e te këtyre njerëzve të mjerë që durojnë gjithçka derisa durojnë “t’ju shitet shapi për sheqer”?! Ashtu si po ju shiten marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ndoshta edhe këto marrëveshje mund të pranoheshin si një kompromis i hidhur, siç është bërë në rastin e pakos së Ahtisarit kur kompromisi u përpi në shkëmbim të Pavarësisë së Mbikëqyrur. Ndoshta ka pasur mundësi të përpihet si kompromis i hidhur Marrëveshjet e Brukselit, sikur të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë dhe të kishim njohje të dyanshme, sikur Kosovës ti hapej rruga e anëtarësimit në OKB, njohja nga të gjitha vendet e BE-së, liberalizimi i vizave dhe të krijohej një frymë e re në Ballkanin tonë. Por diçka e tillë nuk po duket në horizont dhe fusnota nuk po “shkrihet si fjollë borë”?!
Ky koalicion qeverisës duhet ta kuptoj dhe dëgjoj zërin e arsyeshëm te opozitës së bashkuar, se marrëveshjet janë të dëmshme dhe jo vetëm për një mandat qeverisës, por për gjenerata të tëra. Vetëm ky fakt do të duhej ta obligonte Kryeministrin Mustafa ta tërhiqte nënshkrimin dhe me ketë hap nuk do të bënte ndonjë veprim të pa njohur. Nëse ketë nuk mund ta bëjë, ai duhet ta shpallë një moratorium, të dorëheqej dhe vendi të shkohej në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të ishin një lloj referendumi. Në zgjedhje do të duhej të shkohej për ose kundër marrëveshjeve në fjalë. Po të verifikoheshin të njëjtat parti në zgjedhje, atëherë mund të konsiderohet se me veti e kanë edhe vullnetin qytetarë. Nëse Kryeministri e tërheq nënshkrimin, atëherë nuk shkohet në zgjedhje dhe opozita e bashkuar i kthehet punës normale te Kuvendit. Nëse nuk tërhiqet nënshkrimi, atëherë si zgjidhje e kësaj krize mbeten moratoriumi e zgjedhjet e parakohshme. Çdo veprim i dhunshëm apo kryeneçësi tjetër mund të prodhoj efekte të pa kontrollueshme! Zëra të arsyeshme duhet të dalin në sipërfaqe, si nga vendoret ashtu edhe ndërkombëtare, me qëllim që të këshillohet mirë Kryeministri. Deri tani nuk mund të themi se kemi pasur këshilltarë të mirë në qeverisjen e vendit dhe në marrjen e vendimeve që kanë pasoja afatgjata.
Kthimi i normalitetit në jetën institucionale, politike e demokratike mbeten në duart e Kryeministrit. Ai duhet të zgjedh e të merr, për interesin e vendit, Kryeministër i të cilit është. Ai duhet të jetë i përgjegjshëm për gjendjen në të cilën është. Qenia e tij si akademik duhet ta bëjë që të sillet me përgjegjësinë e akademikut e jo me gjuhën me të cilën ai komunikoi, vritmëni!!! se nga Vuçiqi nuk ndahem dot?! Ndërsa, Vuçiqi dhe shteti i tij, nuk e kanë gatishmërinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me shtetin që e qeverisë koalicioni qeverisës. Në FAKT atij po i kërkohet dorëheqja e jo jeta, mbase dorëheqjen e kupton, si jetë a vdekje..
Ndoshta në ketë rast do të duhej që ta ndihmonte Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës, anëtar i së cilës është zoti Mustafa?!