Jakup Krasniqi bisedoi me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova

Jakup Krasniqi bisedoi me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova

 Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, kanë pritur në takim Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, zonjën, Natalia Apostolova, të cilës i ka uruar suksese në detyrën e re. Ajo gjatë këtij takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar, ka thënë se Bashkimi Europian është i përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës. “Duhet të punojmë së bashku në avansimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, liberalizimin e vizave, dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit. Kuvendi dhe opozita kanë një rol të fuqishëm dhe korrektues në këto procese”, ka thënë Apostolova. Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, të cilin e meritojnë qytetarët e Kosovës. NISMA nuk është kundër agjendes europiane të Kosovës, por ne mendojmë se institucionet tona nuk janë treguar transparente, ato nuk kanë bashkëpunuar me opozitën, por as nuk e kanë informuar sa duhet qytetarin për zhvillimet e agjendes europiane të Kosovës.

Derisa ky koalicion qeverisës mendon se vota e deputetëve opozitar është e pa nevojshme, me arsyen se ata kanë vota të mjaftueshme, kjo gjë është e shqetësuese, kjo i bie që në Kosovë nuk ka opozitë fare, e në atë vend ku nuk bashkëpunohet me opozitën, aty vetëm demokraci nuk ka. Është pozitive organizimi i tryezave ku institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare po debatojnë për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative në vend, por është shqetësuese që në tryeza të tilla nuk ftohen përfaqësues të opozitës, ka thënë në këtë takim kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi. Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit, Krasniqi dhe Apostolova, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …