Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt duhet t’i përmend të gjitha dokumentet që Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksion mbi Kosovën.
Ato dokumente janë:
Rezoluta 12.44 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën,
Kornizën Kushtetuese të Kosovës,
Deklaratën e Grupit të Kontaktit që i hapë rrugë Bisedimeve të Vjenës,
Letrën e Presidentit Ahtisari për Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,
Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës,
Kushtetutën be Kosovës të 15 prillit 2008 dhe
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmon se Pavarësia e Kosovën është në përputhje me të drejtën Ndërkombëtare.
Të gjitha këto dokumente me një lexim të vëmendshëm, Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksion mbi Kosovën dhe qytetarët e sajë.
Këto dokumente, shumica prej tyre ndërkombëtare, shkojnë në favor të lirimit të z. Ramush Haradinajt. Prandaj e gjithë mbrojtja e z. Haradinaj duhet të mbështetet në këto dokumente dhe të kërkohet lirimi i tij nga pretendimet e një shteti të huaj, i cili ka qenë i dënuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, për shkak të krizës humanitare që ka shkaktuar në Kosovë dhe në vendet be tjera të ish Jugosllavisë.