Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Çka nëse është ashtu sikur ka thënë Brnabiq!?

Duke komentuar deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila citon kryetarin i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, të ketë  thënë se Serbia nuk do të ketë nevojë që të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka thënë se në rend të parë kjo nuk është vlerë evropiane, pasi Parlamenti Evropian e ka njohur Pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008. Për ketë gjë do t’i afroj si dëshmi fotografitë me dy kryetar të PE-së. Në rend të dytë Kryetari i PE-së nuk po e njeh vendimin e organit që drejton. Ketë “vlerë”, nuk e di si dhe sa mund ta quajmë vlerë evropiane? Institucionet e BE-së duhet ta thonë në mënyrë të qartë: kanë apo nuk kanë vlera? Madje nëse ata nuk i mbrojnë vlerat e tyre, vendimet e fjalët e tyre? Pse Kuvendi i Kosovës t’i qëndroj qëndrimeve të tija të gabuar? Pra, është mirë që Kryetari i PE-së të deklarohet është apo nuk është ajo që ka deklaruar e po deklaron Kryeministrja e Serbisë?

 

Ajo paska deklaruar edhe: “Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”. Nëse është edhe kjo që kanë shkruar mediet sot, më 01.02. 2018, atëherë Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë arsyeje të vetme të bisedoj me Serbinë në Bruksel. Cila është arsyeja për të biseduar me një vend jo vetëm që nuk të njeh, por edhe t’i qetë përpara 1001 pengesa prej më të ndryshmeve? Një shtet që jo vetëm në vitet 1998 – 1999 ka kryer gjenocid mbi shqiptarët, pse na duhet të zhvillojmë bisedime politike, kur ato bisedime i kemi përfunduar në Vjenë (2006 – 2007)? Jo vetëm kaq, por ajo as një kërkim falje formale nuk e ka bërë për gjenocidin e përsëritur disa herë gjatë shekullit XX.

Kryeministrja, Brnabiq nuk qenka fare në tokë të bukës, ajo nuk po i dëgjon qytetarët serbë, madje edhe vet Ivanoviqin, që akuzat i kanë drejtuar nga Serbia e jo nga Kosova. Ajo pa fije turpi paska deklaruar se: “një komplikim ka ardhur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. E kush e paska vrarë Ivanoviqin sipas saj. Ne, shqiptarët edhe nu habitemi, se kjo është gjuhë tipike e bandave të vjetra e të reja serbe.

Drejtuesit e shteteve shqiptare, jo vetëm të Kosovës, nuk duhet t’i shtinë “veshët në lesh” e të bëhen sikur rreth tyre nuk po ndodhë asgjë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …