Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, zëvendës-ministra dhe bashkëpunëtorë të Nismës për Kosovën, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, poashtu vizituan edhe familjen Jashari, ku u priten nga përfaqësuesi i kësaj familje, Murat Jashari. Krasniqi u shpreh se rruga në ideal është e përjetshme dhe e pakufishme, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë. Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, falënderoi delegacionin e Nismës për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme të na presin më të bashkuar në kauzat kombëtare. 28 Nëntori le të shërbejë për t’i përkujtuar e nderuar veprat që ndriçuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë.
