Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: E majta në Kosovë duhet të konsolidohet e të forcohet sepse ajo është shpresa për zhvillim e barazi në vend

Gjatë një bisede në studion e TV-Diellit, ish i burgosuri politik, zëdhënësi i SHP të UÇK-së gjatë luftës, ish-kryetar i Kuvendit dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për Gjykatën Speciale e cila ka intensifikuar aktivitetin hetues me qëllim që të ngrehë aktakuzat e para kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, pastaj për dorëheqjen e ngutshme të kryeministrit, Ramush  Haradinaj, e cila ka shkaktuar si pasojë rënien e Qeverisë dhe për zhvillimet që pasojnë pas kësaj dorëheqje si dhe për shumë probleme me të cilat po ballafaqohet vendi.

Në postin  e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,  Jakup Krasniqi, ka folur për problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet vendi në mungesë të seriozitetit  dhe përgjegjësisë të atyre zyrtarëve, të cilët kanë qeverisur gjatë viteve të pas luftës e deri tani. Ai ka treguar se Nisma Socialdemokrate si parti i qendrës së majtë është përmbaruese e disa nismave dhe proceseve të reja, jo vetëm në oferta pa mbulesë ndaj qytetarëve, por edhe me veprime konkrete në hapjen e mundësisë së zënies me punë të pjesëtarëve të  familjeve në asistencë sociale duke iu përmbajtur motos, “Një familje, të paktën një të zënë me punë”. Duke iu përmbajtur këtij premtimi nisma ka zënë me punë dhjetëra mijëra qytetarë në vendin tonë… ( Më gjerësisht në “Intervista”).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …