Jakup Krasniqi e promovon librin ‘’Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI’’

U përurua libri “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI” i autorit, Jakup Krasniqi

Sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, është përuruar libri më i ri i auorit, historianit, Jakup Krasniqi.

Në përurimin e librit të Jakup Krasniqit, “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI”, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka falënderuar  autorin për librin, i cili  pasqyron epokën më të lavdishme dhe prijësin më të madh të popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Ai, ka uruar edhe autorët e tjerë të kanë dhënë kontribut në këtë temë,  duke thënë se në këtë periudhë autorët po e ndriçojnë të kaluarën pasi që kombi ynë ka pasur gjithmonë figura nga të cilat duhet të marrim shembull edhe në ditët aktuale!

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe akademiku nga Shqipëria, Marenglen Verli, i cili uroi të vazhdohet me aktivitete të tilla për Skënderbeun në 550-vjetorin e vdekjes së tij, ku vlerësoi lartë librin e prof. dr. Jakup Krasniqit, për të cilin tha se është i veçantë sepse në të gjenden thelbet e asaj se çfarë ndodhi në atë kohë.

Në fjalën e tij, historiani,  Jakup Krasniqi duke folur për librin ka veçuar faktin se ne heroin kombëtar Skënderbeun e kemi njohur si komandant dhe ushtar i fuqishëm, por duhet ta shohim edhe ne këndin e mendimtarit të fortë, të një qeveritari qe di çka donë dhe jo vetëm për kohen e tij, duke i shërbyer edhe kohëve të tjera. Ai ka porositur  qeveritaret tanë  ta shfrytëzojnë pasurinë e begatë qe vjen nga Skënderbeu ne të tashmen dhe për të ardhmen tone.

“Skënderbeu nga të gjithë autorët botërorë nuk bie nën nivelin e figurave më të larta europiane për të mos thënë nga personalitetet më të larta globale edhe pse i tillë ishte heroi ynë kombëtar”, ka thënë mes tjerash, historianei, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …