Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Jakup Krasniqi: Është e pa drejtë të heshtet krimi e gjenocidi serb dhe të akuzohen pjesëtarët e UÇK-së

Disa medie në Kosovës kanë vrapuar për të na sjell një deklaratë të njëfarë Drecun-it, (një mbrojtësi fanatik të krimeve e të gjenocidit serb në Kosovë), dhe kjo nuk është hera e parë, që gjerat e tilla thuhen për Gjykatën Speciale e sidomos për ndjekjen e përndjekjen për gjoja të ”krimet” e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ?! Në medie, sot më 5 korrik 2017 lexova se Drecun-i paska thënë se:

“Gjykata Speciale për krimet e luftës së ish-zyrtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përpjekja e fundit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet e kryera nga siç ka thënë ai “pjesëtarët e UÇK-së kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë”.

Nuk po them për akuzat e të tjerëve që i përtypin e ripërtypin akuzat ndaj pjesëtarëve të UCK-së, si për shembull për ndërkombëtarët dhe vet shqiptarët që e akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjoja për “krime të luftës”, por po e them për secilin zyrtarë të Serbisë, nisur nga Kryetari i shtetit e të poshtë deri të Drecuni e kompani, që se pari, ata duhet t’i “pastrojnë” krimet dhe gjenocidin e shtetit të tyre – Serbisë, të ushtruara me një barbari të paparë në ndërrimin e dy mijëvjeçarëve, që pastaj t’i drejtojnë shigjetat kundër çlirimtarëve të Kosovës. Se dyti, akuzat që vijnë nga Serbia për gjoja krimet e UÇK-së, janë në shërbim të përpjekjeve për vazhdimin e krimit e të gjenocidit në rrethana të reja mbi shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës në veçanti..

Ajo që dihet është se: Heshtja e krimit dhe e gjenocidit serb dhe akuzat e sforcuara ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, janë nëse jo krim, padrejtësi tepër e madhe që i bëhet kombit shqiptar dhe të ardhmes së tij. Është shtrembërim i një realiteti të hidhur e mirë të njohur botërisht, është shtrembërim i historisë dhe i se ardhmes se shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij.

Deklaratat e tilla pa asnjë dyshim janë: fyerje për kombin shqiptar e në mënyrë të veçantë për çlirimtarët dhe liridashësit e djeshëm e të sotshëm. Prandaj nuk është edhe aq e domosdoshme që të na serviren përditë para syve fytyra të tilla kriminale?! Që assesi as sot e kësaj dite nuk po mund të pendohen për krimet e gjenocidin e ushtruar, sidomos në luftën e fundit gjatë viteve: 1998 – 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …