Në një intervistë për Kosovapress, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se “kundërshtimi i fuqishëm i Demarkacionit me Malin e Zi, duhet të vazhdojë, sepse Kosova nuk ka tokë për të falur. Është e pakuptimtë tërë kjo luftë që po bëhet mes partive opozitare, pasi opozita në vend që të merret me vetveten do të duhej të merrej me ata që po qeverisin keq, që i kanë kapur institucionet dhe kanë bërë që krimi dhe korrupsioni të lulëzojë. Krasniqi e quan të padrejtë kërkesën për ratifikimin e demarkacionit, si kriter për liberalizim të vizave, pasi që një gjë e tillë, nuk është kërkuar në asnjë vend të rajonit, i cili është integruar në BE. Kjo dyshon se është bërë nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa. Krasniqi thotë se opozita do të vazhdojë ta kundërshtoj fuqishëm, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai shtoi se Kosova nuk ka tokë për të bërë pazare dhe për ta falur, madje sipas tij, kjo gjë nuk duhet të lejohet edhe nëse do ta pengojë vërtetë liberalizimin e vizave.
Kurse, deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të tij dhe Nismës, sipas të cilave Nisma do të shuhet dhe do t’i bashkohet PDK-së, i quan të papjekura dhe jo serioze. Ai madje e quan të pakuptimtë tërë këtë luftë që po bëhet mes partive opozitare. Ndërsa thotë se opozita ka punë me të mençura, se sa të merren mes vete. Madje thotë se Kosova s’ka fare opozitë, pasi që numrat e opozitës nuk i hyjnë në punë koalicionit qeverisës. Krasniqi po ashtu kërkon edhe nga deputeti i VV-së, i cili në ditën kur u diskutua në Kuvend, marrëveshja e 19 prillit 2013, ta merr guximin qytetar, guximin njerëzor, mos të frikësohet për të thënë të vërtetën e kërkesës së tij për të ndërhyrë policia. Ai thotë se nuk përmendi emra, por reagimi i bërë tregon që ka qenë kërkesë e atyre që po reagojnë. Ai flet edhe për largimet e antarëve të Nismas dhe rrireshtimin e tyre në partitë tjera. Ndërsa, thotë se kjo është çështje individuale, por e keqja është se njerëzit nuk po e thonë të vërtetën, por po ikin fshehurazi. Ndryshe, sa i përket deklaratës së presidentit Thaçi, që në listat zgjedhore mos të jenë njerëz që janë nën hetime, Krasniqi ka thënë që është vet Thaçi, ai që nuk do të duhej të jetë kryeministër në mandatin e dytë, dhe as president, për shkak se ishte protagonist kryesor raportit të Dik Martit, me të cilin ka dëmtuar imazhin e Kosovës.