Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Jakup Krasniqi: Gadishullit Ilirik i duhen politika të paqes e të partneritetit

Shefi i diplomacisë greke, zoti Nikos Kotzias qenka ligshtuar shumë sot në Beograd kur ka deklaruar se: “Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”. Vec kësaj, diplomati greka për t’i hyrë në hatër zëdhënësit te regjimit të egër të kriminelit Millosheviq, i cili assesi të del nga shinjelli i politikës se gjenocidit serb, e paska forcuar deklaratën e tij se: “Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”. Sigurisht që diplomati ka pasur mundësi edhe për shprehje më diplomayike, por ia ka përshtatur nivelit të mikpritësit!

Diplomati grek, në ketë rast është dashir që t’i ketë parasysh disa fakte. Se pari, Greqia është vend i Bashkimit Evropian dhe BE-ja përfaqëson disa vlera të cilat nuk i posedon Beogradi i sotëm zyrtar. Beogradi zyrtar ka qenë dhe ka mbetur mburojë e politikave te pasigurisë e të gjenocidit në Gadishullin Ilirik. Se gjuha e zyrtarëve të lartë të vendeve anëtare të BE-së, duhet të jetë gjuhë e paqes dhe në shërbim të saj, në shërbim të sigurisë, stabilitetit e të partneritetit me të gjithë fqinjët. Kjo gjuhë duhej të flitet në Beograd nga zyrtarët e lartë të BE-së, gjuha për normalizimin e marrëdhenieve në rajonin tonë, e në të cilin rajon, Greqia duhet të jetë shëmbull i këtij komunikimi. Gadishulli Ilirik ka nevojë për politika të njohjës e të pranimit reciprok.

Së dyti, në Greqi jeton një numër i konsiderushëm i shqiptarëve, po them i konsiderueshëm, se numri i tyre është goxha i madh dhe diplomati nga Athina ka obligim që ta përfaqësoi edhe vullnetin e tyre. Dhe vullneti i tyre është për marrëdhenie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën.

Së trteti, diplomati Grek do të duhej që ta dinte se shtetin e tij e kanë themeluar paraardhësit e tij jo pa ndihmen e madhe të shqiptarëve dhe se në Parlamentin e Parë të Greqisë është folur edhe gjuha e bukur shqipe. Ai do të duhej që ta dinte se mbreti i parë i Greqisë (gjermani) kishte pas deklaruar: “Këta qenkan shqiptarë e jo grekë”. Se si e kanë eliminuar atë gjuhë dhe të drejten e arvanitasëve për të ruajtur etnin e tyre, gjuhën e kulturën e dinë ai mirë diplomati në fjalë.

Së katëri, Greqia shqiptarët përveç që i ka brenda shtetit të tij, në hapësirën e quajtur Çameri, i ka edhe në fqinjësi dhe të rrethuar nga të gjitha anët me shqiptarët. Dhe me fqinjët është mirë, në kohën tonë, mbase edhe domosdoshmëri për të pasur edhe marrëdhenie miqësore, bashkëpunimi e partneriteti.

Së pesti, Serbia me të gjitha politikat e saj është duke treguar se është e orientuar nga Rusia e jo nga Perëndimi demokratik. Edhe këto janë fakte shumë mirë të njohura nga politikat e BE-së dhe të SHBA-së.

Shkurt, Gadishulli Ilirik ka nevojë për politika paqsore, politika të sigurisë, bashkëpunimit e të partneritetit. Përgjunja para politikave agresive e të gjenocidit serb të përfaqësuara nga Vuçiqi e Daçiqi, padyshim që nuk janë vlera të demokracisë euro-atlantike, madje janë vetëm antivlera që do të duhej të turpërohemi të gjithë.

Vlerat duhet të mbrohen bashkarisht nga të gjitha vendet e BE-së dhe ata që synojnë anëtarësimin në ato vlera ose nuk egzistojnë fare ato! Gjenocidi dhe gjenocidistet janë tmerri e turpi i krijuar nga antinjerëzit me fytyra njerëzore!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …