Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Gjatë historisë, 28 Nëntori na sjelli shumë fitore, këtë vit na solli dhimbje të mëdha njerëzore

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi për mes një shkrimi ka kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit. Ai ka cituar disa fjalë të krye-heroit të Kosovës të cilat rrjedhin nga një karakter njeriu më për plotë vendosmëri. Krasniqi ka potencuar faktin historik që 28 nëntori gjithë herë na ka sjellë fitore për dallim nga ky vit që na gjeti më dhimbje të madhe pas tërmetit në Shqipëri. “28 Nëntori vjen për vit. Në vite të caktuara ka sjellë fitore të mëdha për Kombin dhe Atdheun. Ka sjellë Ditëlindje të Mëdha siç ishte Ditëlindja e Madhe e Adem Legjendarit me 28 Nëntor 1955. Pa dyshim ajo që Ditëlindje – Habertare e Lirisë dhe e Pavarësisë së Kosovës! Adem Jashari jo pak herë thoshte:“ Unë dhe shokët e mi nuk i kemi marrë armët me ia dorëzuar shkaut, i kemi marrë për të luftuar dhe do të luftojmë deri në fitore”. Një thënie e thjeshtë, që i shkonte karakterit të tij, vendosmërisë së tij, por ai gjithçka donte ta e ndante me bashkëluftëtarët e tij. Realiteti i krijuar në qershorin e vitit 1999, kësaj thënie i jep fuqi profetike. Fjalëve që thoshte Komandanti ynë, e kishte zakon tu qëndronte besnik deri në fund. Fjalëve më kaq besnikëri dinë t’ju qëndrojnë vetëm njerëzit që kanë ideale e parime Liridashëse! Legjendari ynë është shëmbëlltyra e Liridashësisë që ka vetëm Ditëlindje! Gjatë historisë, 28 Nëntori na sjelli shumë fitore! Këtë vit, na solli dhimbje të mëdha njerëzore! Nëntoret e tjerë, vazhdofshin vetëm me Fitore!”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …