Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës, personaliteti ndër më meritorët për çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, i cili ndodhet në burgun e Hagës, Jakup Krasniqi me rastin e martesës së bijës së tij Gresës me Sadik Mehmetin, ka shkruar disa vargje emocionuese, duke uruar me vargun kuptimplotë Sot nuk ndiej asgjë veç lirisë:
“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në “znanin” e Padrejtësisë
Më bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!
Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Qe gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “
Jakup Krasniqi
1 gusht 2023