Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Institucionet përgjegjëse të Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, ajo nuk bën të privatizohet

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se institucionet përgjegjëse të Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit të shtetit. Krasniqi në ka shtruar pyetjen se pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë të dështimeve.Ja opinioni i plotë i Krasniqit:Çakordimet nuk kanë te ndalur!Nuk ka asnjë dyshim, institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty. Por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit te shtetit?

Madje edhe ta zëmë se mentaliteti prej bajraktari e lejon një gjë te tillë. Por, këta bajraktarë që vrapojnë të kapen fortë pas një suksesi? Pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve?Tani, juve që po vrapoi pas lavdeve, a jeni përgatitur edhe për lavde të tjera që ju presin?Le të shpresojmë se po! Megjithatë, unë kam frikë nga ky veprim i qeveritarëve tanë?!Kur them ketë e kam parasysh, aksionin e RSU-së më 25 korrik 2011 dhe pasojat që i ka prodhuar ai aksion – Bisedimet politike te Brukselit, në mes Kosovës dhe Serbisë! Atje ku është biseduar ekskluzivisht për çështjet e brendshme te Kosovës dhe pa asnjë përgatitje. Bisedime që e kanë dëmtuar shumë sovranitetin e shtetit.Te shpresojmë se po fillon një fazë e re e përgjegjësisë për të parët e institucioneve te shtetit, ndonëse shumë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë?!

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …