Me reagimet e tij, kryeministri Mustafa vazhdon ta konfirmojë se është me gjithkënd pos me Kosovën! Ai vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull. Po të angazhohej me kaq zell për të mbrojtur interesat e vendit që e përfaqëson jam shumë i sigurt që deri tani do t’i kishte gjetur provat se ky version i demarkacionit është në dëm të Kosovës. Mirëpo ky nuk është i interesuar, sepse, po të kishte qenë i interesuar t’i gjej, nuk i është dashur shumë punë por vetëm t’i thërras dhe t’i dëgjojë ekspertët të cilët deri tani i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës dhe vetëm ai refuzon t’i dëgjojë, madje njërin nga ta nuk i duhet shumë për ta gjetur sepse e ka deputet të grupit parlamentar të partisë kryetar i së cilës është vet Isa Mustafa. Fjalën e kam për deputetin Shpëtim Bulliqi. Por jo, ai këtë nuk e bën, sepse është përcaktuar që historia ta kujtojë si “Velikan i Malit të zi” dhe jo si “Burrështetas i Kosovës”! Por edhe kjo është zgjedhja e tij! Fundi i fundit çdo kush shkon atje ku përcaktohet vet. Por, në rastin konkret, kufijtë e Kosovës nuk do të mund t’i lëviz askush, sepse do ta nëmin Bjeshkët e Nemuna.
Kontrolloni gjithashtu
Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti
Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare, Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …